Kanë vazhduar kërkesat për dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia pas rastit të vdekjes së 23-vjeçarit i cili u hodh nga kati i 5-të i konvikteve, përcjell InLajmi.
Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së thotë se Vitia duhet të dorëhiqet sepse kjo i ndihmon hetimet dhe se ka shkelur kushtetutën me paramendim kur shpalli masat për paranaldimit e koronavirusit.
Postimi i Molliqajt:
Dorëheqja është përgjegjësi politike
Varësisht nga pozita ekonomike, vendndodhja gjeografike apo regjjmi politik nën të cilin jeton, ashtu i përjeton edhe pasojat e virusit.
Ka politike edhe në kohë pandemie. Mirë do ishte që atë ta shkëpusim nga instrumentalizimi, por kurrsesi t’i sheshojmë dallimet e kontradiktat. Askush nuk duhet të bëjë me gisht mbi fajësinë apo vargun e kauzalitetit deri tek ngjarja. Por, përgjegjësi politike duhet kërkuar.
Dorëheqje tash!
Dorëheqje sepse kjo i ndihmon hetimet;
Dorëheqje sepse karantina ka shërbyer për përndjekje politike;
Dorëheqje sepse njerëzit nuk ishin të barabartë para karantinës, kurse karantina është e paligjshme;
Dorëheqje sepse ministri Vitia e ka shkelur kushtetutën me paramendim kur shpalli masat. Midis Kushtetutës dhe shefit, e zgjodhi shefin;
Dorëheqje sepse ngjarja ndodhi nën mbikeqyrjen e shtetit./InLajmi/




















