Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se e ka menduar dorëheqjen pas rastit të mbrëmshëm ku një 26-vjecar humbi jetën pasi u hodh nga kati i pestë në Qendrën e Studentëve.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitita, me zëvendësin e tij, kanë mbajtur një konferencë për media lidhur me vdekjen e një qytetari 26 vjeçarit, i cili ishte karantinuar më 2 maj në Qendren e Studentëve, pasi kishte ardhur nga Gjermania.
“Qysh mbrëmë kur kam dëgju për rastin kam mendu për dorëheqje. Një nga përgjegjësitë e mija kryesore si ministër i Shëndetësisë është zbardhja e këtij rasti. Ju kisha lutur të mos flasim për tema tjera”, deklaroi Vitia në konferencë për media.
Ministri thotë se akoma është duke e menduar dorëheqjen, por thotë se si ministër e ndien detyrë që të vazhdojë detyrat e tij.
“Si Arben Vitia qysh mbëmë kur e kam marrë lajmin, kam menduar dorëheqjen. Edhe momentin kur po flas, si Arben Vitia, po e mendoj një gjë të tillë. Por pof las si ministër i Shëndetësisë që kam përgjegjësi shumëdimensionale, e një nga dimensionet do të jetë zbardhja e këtij rasti”.




















