Sot në afërsi të lumit Llapushnicë në mes të fshatrave Llofcë dhe Burnicë të Komunës së Gjilanit, është gjetur një trup i pajetë, përcjell InLajmi.
Klan Kosova mëson se bëhet fjalë për Besnik Osmanin, i cili që prej datës 24 mars, rezultonte i zhdukur.
Besniku ishte larguar nga shtëpia pasditen e 24 marsit ku ishte nisur drejt Preshevës, mirëpo i njëjti nuk kishte arritur në destinacionin e tij./InLajmi/