Sot gjatë ditës është mbajtur një takim në mes të zyrtarëve të LDK-së, AAK’së, e Nismës në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Pas takimit me të mandatuarin për kryeministër, Avdullah Hotin kanë folur zyrtarë të AAK-së dhe Nismës.
Deputeti Endrit Shala ka deklaruar se sot janë takuar me qëllim të harmonizimit të programeve.
“Takimi i sodit ka pas të bëjë me harmonizim të pikave programore të subjekteve politike me qëllim që të bëjmë një program sa më të mirë qeverisës”, tha deputeti i Nismës.
Në anën tjetër, sekretari i AAK’së, Besnik Tahiri tha se takimi ka shkuar mirë mirëpo, që deri më tani nuk ka diçka të jashtëzakonshme. Ai ka folur edhe për vendimin e kushtetueses.
“Takimi shkoj shumë mirë ishte takim pune, diskutuam planifikim programor, ecim tutje, vazhdojmë komunikimt nuk ka diçka të jashtëzakonshme.
Lënda është në kushtetuese, kushdo prej akterëve që kërcënon ose interferon e ka gabim, bie ndesh me rregullin kushtetues”, tha ai.