• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 2 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Editorial & Opinion

Dezinformimi, një sfidë më shumë për gazetarët dhe lirinë e medies në Kosovë

J G nga J G
4 May 2020
në Editorial & Opinion
0 0
0
Dezinformimi, një sfidë më shumë për gazetarët dhe lirinë e medies në Kosovë
5
SHPERNDARJE
34
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan Dren Gërguri:

Në periudhën e pandemisë dhe në përballjen me infodeminë, na duhet gazetari profesioniste, gazetari e lirë,gazetari në shërbim dhe sa më afër publikut, për ta informuar dhe për të mos e lënë atë, pra publikun, të vetmuar përballë një morie dezinformatash, qofshin këshilla të gabuara kinse mjekësore, thashetheme apo të pavërteta që përfundojnë në teori konspiracioni.

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit edhe sivjet i gjen gazetarët në Kosovë në një gjendje të pafavorshme për të ushtruar profesionin e tyre. Në kontekst krahasimor me shtetet fqinje të rajonit, Kosova vijon të renditet më mirë se to në indeksin e Lirisë së Shtypit të ‘Reporterëve pa Kufij’, por kjo nuk do të thotë se situata është përmirësuar te ne.

Çdo 3 maj përsëritet kërkesa për të mbrojtur medien dhe lirinë e saj nga presionet politike, ekonomike dhe nga grupet e ndryshme të interesit. Prandaj, vazhdon të jetë imediat synimipër ta çliruar medien nga këto presione dhe për t’iu krijuar gazetarëvekushte më të mira të punës, kontrata të cilat sigurojnë qëndrueshmëri ekonomike dhe, gjthësesi, edhe siguri e mbrojtje institucionale. Vetëm duke krijuar kushte pune, stabilitet financiar dhe siguri për gazetarët, ata do tëmund të jenë të lirë për të raportuar profesionalisht, në mënyrë objektive, të saktë dhe pa censurë apo vetëcensurë dhe, gjithashtu, edhe për të kritikuar dhe për të kundërshtuar fenomenet, dukuritë, veprimet negative dhe bartësit e tyre.

Sulmet ndaj gazetarëve janë përsëritur edhe në 365 ditët e fundit. Gazetari në Kosovë vijon të ballafaqohet me fyerje, linçime, kërcënime verbale dhe fizike. Sipas AGK-së, që nga shfaqja e pandemisë, në Kosovë kanë ndodhur 8 rasterrezikimi ndaj gazetarëve, dy janë sulme fizike, një tentim-sulm, dy kërcënime, dy etiketime dhe një rast i pengimit gjatë kryerjes së detyrës. Gjithashtu, gazetari në Kosovë vijon të ballafaqohet me paqëndrueshmërinë ekonomikefinanciare.Madje, kjo paqëndrueshmëri financiare është e theksuar edhe më shumë në këtë kohë krize pandemie. Ky 3 maj nuk e gjen gazetarin vetëm me shqetësimin për mungesë të kontratës, por vazhdimisht e ngacmon droja se mos do t’i duhet të vazhdojë punën me pagë më të ulët, apo do të mbetet papunë fare. Të dyja këto, tashmë janë përjetuar nga disa gazetarë, qoftë zvogëlimi i pagës apo largimi nga puna, madje, pa uparalajmëruar fare, siç e kërkon Ligji.

Krahas gjithë këtyre sfidave,Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, gazetarinë në Kosovë dhe jo vetëm, e gjen të sfiduar edhe nga infodemia, dezinformimi i vazhdueshëm lidhur me pandeminë, COVID-19. Në këtë kohë pandemiedhe në përballjen me infodeminë, na duhet gazetari profesioniste, gazetari e lirë, gazetari në shërbim dhe sa më afër publikut, për ta informuar dhe për të mos e lënë atë, pra publikun, të vetmuar përballë një morie dezinformatash, qofshin këshilla të gabuara kinse mjekësore, thashetheme apo të pavërteta që përfundojnë në teori konspiracioni.

Dezinformimi po sfidon seriozisht profesionin e gazetarit dhe në këtë kohë krize, përmasat e tij janë rritur aq shumë, saqëpo e sulmon gazetarinë në thelb. Sot, në periudhën e pandemisë, gazetari nuk është më dërguesi i vetëm i informacionit. Informacioni tashmë i dërgohet publikut, edhe pa ndërmjetësimin e gazetarit, prandaj pyetja është, çfarë duhet bërë gazetari për t’i dhënë më shumë vlerë informacionit që ai e plason te publiku. Kjo kërkon nga gazetari që t’u përmbahet vlerave profesionale të gazetarisë, por edhe ndonjë postulati përcjellës, siç janë, fjala vjen konfirmimi e ngulmimi,krahas paanshmërisë dhe parimeve kryesore të gazetarisë . Gazetari duhet të këmbëngul që me informacionet dhe lajmet që i përcjellë, të konfirmohet te publiku, ta bind atë, pra publikun, se ai është adresa përinformim të saktë, të drejtë dhe të shpejtë, dhe jo adresat tjera në Facebook e gjetkë.Pra, në të kohë pandemie dhe jo vetëm, nga gazetari kërkohet përkushtim që në raportimin e tij gjithmonë të ketë objektivitet dhe saktësi, të përdorë burime zyrtare dhe të intervistojë ekspertët e fushës, duke trajtuar edhe problematikat e krijuara nga dezinformatat e shpërndara në shoqëri.

Gjithashtu, duhet të vihet së spikamë fakti që, mungesa e edukimit medial në planprogramet shkollore krijon konsumues pasivë të lajmeve dhe informacioneve, sepse atyre u mungon aftësia për të gjykuar çdo informacion që pranojnë, çka krijon terren të përshtatshëm për shpërndarje të dezinformatave, që ushtrojnë ndikim të dëmshëm te publiku, por, njëkohësisht, e cenojnë jashtëzakonisht shumë edhe besueshmërinë e mediave dhe të gazetarëve në raport me publikun.

Në kohën e pandemisë, është shumë e rëndësishme të kemi liri të medieve për të na ndihmuar ta përballojmë këtë krizë. Gazetarët po e rrezikojnë jetën e tyre në këtë periudhë pandemie, për të mbajtur publikun të informuar, prandaj përveç se duhet t’iu themi, faleminderit!, gjithashtu duhet të kontribuojmë që 3 maji i 2021-s t’i gjejë në gjendje më të mirë.

(autori është ligjërues në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në Fakultetin e Filologjisë, departamenin e Gazetarisë)

Tags: Dren GërguriGazetariaLiria e Shprehjes
Postimi i mëparshëm

Ndahen Ronela dhe Young Zerka?!

Postimi tjetër

Bytyqi: Vdekja e një qytetari në kohë pandemie është përgjegjësi e institucioneve

Të ngjajshme Postime

Gajret Hashim!
Editorial & Opinion

Gajret Hashim!

18 March 2025
Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin
Editorial & Opinion

Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin

13 March 2025
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 3 shtator ndër vite

3 September 2023
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 28 korrik ndër vite?!

28 July 2023
Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë
Editorial & Opinion

Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë

13 June 2023
Berisha: Me rrejtë e mos me u skuq vetëm te Albin Zajednica kam parë!
Editorial & Opinion

Epoka e UÇK-së para gjyqit!

9 April 2023
Postimi tjetër
Bytyqi: Vdekja e një qytetari në kohë pandemie është përgjegjësi e institucioneve

Bytyqi: Vdekja e një qytetari në kohë pandemie është përgjegjësi e institucioneve

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 2 korrik ndër vite?

2 July 2025
Japrakë me mish të grirë – Receta e lehtë me shije të mrekullueshme

Japrakë me mish të grirë – Receta e lehtë me shije të mrekullueshme

2 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe të nxehtë veror

2 July 2025
Martesa / Si ndikon ky vendim jetësor në psikologjinë dhe mirëqenien e njerëzve?

Martesa / Si ndikon ky vendim jetësor në psikologjinë dhe mirëqenien e njerëzve?

1 July 2025
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën

1 July 2025
Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

1 July 2025
Reali çon Zonjën e Vjetër në shtëpi, e vetë niset për në çerekfinale të Botërorit

Reali çon Zonjën e Vjetër në shtëpi, e vetë niset për në çerekfinale të Botërorit

1 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu