Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit rreth vdekjes së 26 vjeçarit, i cili u hodh nga kati i 5-të i konvikteve, përcjell InLajmi.
“A ju ka mbetur një pikë ndërgjegje disa politikanëve, të cilët humbjen e jetës së një personi po e shfrytëzojnë për qëllime politike ndaj Qeverisë? Turp ju qoftë!” shkroi Bahtiri në facebook.
Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Musliu nga Gjilani. Lutem që Allahu ta mëshiroj me xhenet birin e tyre./InLajmi/