Kryetari i Prishtinës sot së bashku me Drejtoren për Shërbime Publike, znj. Medina Braha dhe Drejtorin e Inspekcionit, z.Adonis Tahiri, vizituam zjarrfikësit tanë, të cilët gjatë kësaj periudhe kohore ishin të jashtëzakonshëm në detyrën e tyre kundër virusit COVID-19, shkruan InLajmi.
Gjatë takimit që kishim, diskutuam dhe u dakorduam për hapat e rradhës që do ti ndjekim bashkarisht, në mënyrë që zjarrfikësit të gëzojnë kushte edhe më të mira. Poashtu, ata na informuan që gjatë këtyre dy muajve ekipet e tyre intervenuan në plot 550 RASTE.
Urime dita e juaj dhe faleminderit shumë për kontributin tuaj gjatë gjithë kohës./InLajmi/