Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, përpos aktiviteve që po i bënë gjatë ditës, ai ka ndarë pak nga koha e tij edhe për familjen e ngushtë, shkruan InLajmi.
Në llogarinë Facebook ka postuar një fotografi, ku shihet duke bërë iftar me prindërit e tij.
Ndërsa ai nga konaku i babës, uron të gjithë besimtarët myslimanë në këtë muaj të shenjtë Ramazani.
Ky është postimi:
Prindërit tanë, me besimin në Zot, të drejtën dhe këtë tokë, na çelën rrugën e lirisë. Nuk ka iftar më të bukur se ai që bëhet me prindërit.

Ne jemi mirënjohës për sakrificave e tyre, e kemi porosi prej tyre prandaj nuk do të ndalemi për këtë vend, të mbarën dhe të drejtën e tij!
Nga konaku i babës, uroj këdo që punon mbarë, Zoti ju ndihmoftë! Kush agjëron me besim, Zoti jua pranoftë!/InLajmi/