Është ndarë nga jeta këngëtarja Shahindere Bërlajolli- Stafaj e vdekja e saj është një humbje e madhe për të gjithë, përcjell InLajmi.
Edhe presidenti Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi në facebook Thaçi tha se këngëtarja me dekada dha kontribut për pasurimin e thesarit të këngës shqipe.
“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtares së njohur, Shahindere Bërlajolli. Ajo me dekada dha kontribut për pasurimin e thesarit të këngës shqipe dhe është vlerë e madhe për trashëgiminë tonë kulturore. Vdekja e saj është një humbje e madhe për të gjithë, prandaj u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, artdashësve dhe gjithë të afërmve të saj” ka shkruar Thaçi./InLajmi/