Sallata me rrepa është shumë e shijshme dhe e thjeshtë për t’u përgatitur. Ajo shërben si një alternativë fantastike për vegjetarianët dhe si pjatë shoqëruese për vaktet gjatë ditës
Përbërësit
500 gr rrepa
1 tufë sallatë jeshile
1 tufë qepë e njomë
1 limon
Kripë
Piper
Vaj ulliri
Udhëzimet
- Lajmë dhe pastrojmë rrepat, të cilët i presim në formë gjysmë rrethi.
- Presim imët qepët dhe presim limonin në pjesë të vogla. I shtojmë përbërësit në pjatë.
- Shtojmë kripë, piper dhe vaj ulliri
Recetë nga Renato Mekolli

















