Është arrestuar një person i cili e kërcënoi kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin, duke thënë se do t’i vrasë fëmijët e tij e për ketë rast ka reaguar edhe vet Pacolli, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në facebook tha se “do t’i përdorë të gjitha instrumentet ligjore që t’i ndjekë këta persona duke shpresuar që në këtë mënyrë t’i kontribuojë tërë shoqërisë e cila është e ngopur me dhunë, kërcënime e frikësime”.
Postimi i plotë:
Familja është vlera më e madhe e shoqërisë. Fëmijët janë të shenjtë për secilin prej nesh andaj t’u japim dashuri sa më shumë që mundemi.
Shoqëria jonë duhet të ketë kujdes dhe të mos tejkalojë limitet e respektit ndaj familjes e veqanërisht ndaj fëmijëve.
Nga ana tjetër unë asnjëherë askënd që mllefin e tij personal ta shpreh duke më kërcënuar familjen, e fëmijët e mi.
Do përdori të gjithë instrumentet ligjorë që ti ndjek këta persona duke shpresuar që në këtë mënyrë i kontribuoj tërë shoqërisë e cila është e ngopur me dhunë, kërcënime e frikësime./InLajmi/