Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot po qëndron në vendlindjen e tij në fshatin Burojë teksa po e feston ditlindjen e 82 të babait, shkruan InLajmi.
Shkrimi i plotë:
Sot në Burojë festuam 82 vjetorin e lindjes së babait tonë, Haxhi Sinan Thaçi, që me aq përkushtim, sakrifica dhe dashuri na rriti, edukoi dhe orientoi në jetë, me dashurinë për atdheun.
Babait Haxhi i jemi mirënjohës për gjithçka që bëri për familjen tonë, dhe i shprehim urimet më të mira: shëndet, qetësi dhe pleqëri të mbarë.
Të paçim gjatë baba Haxhi!/InLajmi/