Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve, përcjell InLajmi.
“Me keqardhje dhe pikëllim morëm vesh për lajmin e rëndë të vdekjes tragjike të një qytetari të Kosovës nga Gjilani në Qendrën e Studentëve të shndërruar në karantinë në këtë kohë të pandemisë së COVID-19”, ka thënë Kurti, njofton Zyra e Kryeministrit.
Siç bëhet e ditur përmes një komunikate, Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të të ndjerit, kurse ka theksuar se nga mjekësia ligjore dhe organet e rendit kërkon sa më parë zbardhjen e rrethanave të vdekjes së tij./InLajmi/