Këngëtarja Dafina Zeqiri nuk është hera e parë që bëhet fiksim i fansave të saj të cilët bëjnë çdo gjë vetëm t’i bien në sy siç është rasti i fundit ku një fans ka bërë tatuazh fytyrën e saj, shkruan InLajmi.
Ajo është e pëlqyer gjithandej trojeve shqiptare për projektet e saj, teksa vetëm ditë më parë publikoi këngën e re të titulluar “A je pendu”.
Megjithatë, duket se dashuria e fansave të saj është shumë e madhe përkundër posterave dhe gjërave të ndryshme që bëjnë për të.
Një ndër fansat më të zjarrtë të Zeqirit, ka realizuar së fundmi në trupin e tij tatuazh portretin e saj.
Në postimet që ka publikuar në rrjetin social, Instagram, shihet se fansi ka vizatuar fytyrën e artistes në njërin krah dhe poshtë përshkrimin “La Reina” – që në shqip do të thotë “Mbretëreshë”.
“Ohhhh… unë kam supet e tua përgjithmonë”, ka qenë reagimi i Dafinës kundrejt fansit të saj.
“A je pendu” përndryshe u prit shumë mirë nga publiku dhe vetëm për një ditë ka kaluar shifrën e 700 mijë klikimeve në platformën YouTube./InLajmi/