Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka njoftuar se Suhareka sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë tashmë nuk është në zonë karantinë, shkruan InLajmi.
Muharremaj ka thënë se Suhareka nga karantina po del por rregullat tjera të caktuara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë do të zbatohen.
Ai ka shtuar se kujdesi edhe më tutje duhet të vazhdoj sepse në këtë formë edhe mund ta ndalojmë përhapjen e virusit Covid-19.
Kryetari Bali Muharremaj ka falenderuar qytetarët për zbatimin e masave, mirëpo ju lutemi që edhe më tutje ti zbatoni rregullat. /InLajmi/