Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj publikoi një dokument ku sipas saj Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia kishte liruar nga konviktet disa aktivistë të Vetëvendosjes, shkruan InLajmi.
E lidhu me këtë reagoi nënkryetarja e Kuvendit Arberie Nagavci e cila u shpreh se në përpjekje për të goditur pa të drejtë ministrin e shëndetësisë, zt. Arben Vitia, deputetja e AAK Time Kadrijaj, paska publikuar një doc. zyrtar me të gjitha të dhënat e pacientëve përfshi dhe të dhënat e diagnozës shëndetsore.
“Në dokument shifet se shënon qartë se vendimi është marrë pas konfirmimit dhe vlerësimit shëndetësor të ekipit specialistik, se të gjithë personat e liruar nga karantina duhet të shkojnë në vetizolim dhe të respektojnë të gjitha masat e rekomanduara nga IKSHP. Kjo nuk e ka penguar as znj. Kadrijaj e as disa portale të shpërndajnë jashtligjshëm këtë informatë” u shpreh Nagavci.
Ajo tha se Kadarijaj përpos që është mjeke me profesion dhe do duhej ta dinte se kjo deklaratë bjen ndesh me etikën profesionale, si deputete znj. Kadrijaj do duhej të dinte se publikimi i këtyre të dhënave është i ndaluar edhe me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
“I bëj thirrje Znj. Kadrijaj që menjëherë të largoj postimin dhe të kërkoj falje për këtë gabim. Të njëjtën gjë duhet ta bëjnë dhe mediat që e kanë publikuar të njejtën, tha ajo.
Me shpresën që beteja politike dhe ambicja për pushtet të mos ndikojnë në humbjen e plotë të arsyes dhe etikës, ju lutem të kurseni të paktën personat që as nuk janë të përfshirë e sidomos pacientët e kategoritë më të ndjeshme./InLajmi/