Kosova më në fund po merr lajme të mira duke u larguar nga Karantina.
Edhe Ferizaj është në rrugë të mirë ta mposht luftën me armikun e padukshëm koronavirusin.
Vetëm sot, në këtë komunë janë shënuar 24 persona të shëruar, çka numrin e përgjithshëm të personave që mposhtën pandeminë e çon në 24, shkruan lajmi.net.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Agim Aliu, me anë të një postimi në Facebook, ku edhe ka bërë thirrje për kujdes megjithë lajmet e mira që po vijnë.
Postimi i plotë:
Mjaft kemi dëgjuar lajme negative. Tash kemi lajme të mira
Edhe sonte, zero raste të reja me COVID-19 në Ferizaj e 24 të shëruar që çon në 62 numrin e të shëruarve nga 98 sa janë të infektuar.
Megjithatë lajmet pozitive, kujdesin duhet ta kemi parësor!
Shërim të shpejt të infektuarve tjerë.