Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds pasi janë bërë prindër kanë vendosur që ta emërojnë djalin e tyre të porsalindur Wilfred Lawrie Nicholas, emër ky i njëjtë me njërin nga mjekët që ia shpëtuan jetën kryeministrit britanik kur po trajtohej në kujdesin intensiv si pasojë e Covid-19, përcjell InLajmi.
Symonds e ka bërë të ditur emrin e djalit të saj sot (02 maj, 2020) përmes rrjetit social Instagram, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Johnson është kthyer në zyrën e tij të hënën pas rikuperimit nga Covid-19. Ai ka falënderuar mjekët në spitalin St Thomas duke thënë se ia kanë shpëtuar jetën./InLajmi/