Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të Presidentit Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimehmedi, ka treguar se pas zhvillimeve të fundit, Lëvizja Vetëvendosje shtyn protestën për të cilën paralajmëronin anëtarët e saj, përcjell InLajmi.
Haxhimehmedi ka thënë se ‘Masa e shtyn protestën’.
Tutje, ajo tha se tash e disa javë është bërë presion të dilet në protesta, por masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese, e shtyn protestën.
“Tash e disa javë është bërë presion i madh nga aktivistë e qytetarë për të dalë në protesta. Kjo u shtua sidomos dje pas paralajmërimit për seancë të jashtëzakonshme për të shtunën me 2 maj. Mirëpo, masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese sot, sigurisht se e shtynë protestën. Ndërkohë, puna e përditshme dhe përgatitjet tona vazhdojnë”, shkruan Haxhimehmedi./InLajmi/