Duhanpirësit dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundjet shoqëruese janë më të rrezikuar nga simptomat e përkeqësuara të Covid-19.
Sëmundja, që ka marrë më shumë se shtatë mijë jetë njerëzish në gjithë botën, shkakton inflamim të mushkërive që përshkallëzohet në pneumoni. Në disa raste, gjendja shëndetësore përkeqësohet dhe nevojitet frymëmarrje e drejtuar.
Që në raportimet e para u bë me dije se duhanpirësit kanë më shumë gjasa të marrin infeksione të kësaj natyre. Në Shqipëri, 50% e burrave dhe 7% e grave janë duhanpirëse, sipas të dhënave të 2019-s.
Kjo periudhë, ku të gjithë jemi izoluar në shtëpi, qarkullimi është i limituar dhe marketet janë hapur vetëm për pak orë gjatë ditës, është momenti ideal për të hequr dorë nga vesi. E para, keni një motivim ekstra. Dhe e dyta, është më e thjeshtë në rast se ua keni të mbajtur të fshehtë personave me të cilët jetoni./InLajmi/