Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim lidhur me kërkesën e parashtruar nga VV-ja fillimisht për pezullim të votimit të qeverisë Hoti, e më pas edhe për kushtetueshmërinë e vendimit të Presidentit për të mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.
Gjykata Kushtetuese u thotë deputetëve se kanë mundësi të dërgojnë komentet e tyre për dy çështje. E para ata mund të dërgojnë komente lidhur me kërkesën e VV’së për pezullim të votimit të qeverisë Hoti dhe këtë mund ta bëjnë deri nesër deri në ora 12:00.
Gjithashtu, deputetët mund t’i dërgojnë komentet e tyre në gjykatë edhe për lëndën që ka të bëjë me atë nëse Presidenti ka vepruar konform Kushtetutës lidhur me vendimin e tij për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër. Këtë ata mund ta bëjmë deri më datë 8 maj në ora 16:00.