• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 15 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Kurti: Papunësia është sfida jonë e madhe në Kosovë

V E nga V E
1 May 2020
në Kosovë
0 0
0
Kurti: Papunësia është sfida jonë e madhe në Kosovë
17
SHPERNDARJE
38
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në Ditën e Punëtorëve, ka thënë se 1 maji nuk është thjesht ditë feste e punëtorëve por ditë kur duhet reflektuar mbi të gjitha ditët tjera të punës, shkruan InLajmi.

Kurti ka thënë se papunësia është sfida jonë e madhe.

Ai përmes rrjetit social facebook ka thënë se “Para luftës kishim shtetin okupator që na dëboi nga vendet e punës. Pas luftës kishim modelin neoliberal që s’na punësoi dot. Ndërkohë, arsimi e ekonomia ecën ndaras, e në hendekun e tyre po rritej rinia e papunë. Ndër pak fushat ku triumfojmë sot në Evropë është ajo e papunësisë më të lartë.

Por as me punësim nuk përfundojnë sfidat e punëtorëve”.

“Puna pa siguri, pa kontratë, pa kontribute pensionale, pa sigurim shëndetësor, e pa të drejta për pushim me pagesë, është më shumë normë se përjashtim. Praktikisht, është marrëdhënie pa virtyt, që e zhvesh punëtorin nga dinjiteti, duke e reduktuar në fuqi të thjeshtë punëtore”, ka shkruar Kurti

Postimi i plotë:

PËR PUNË, TË DREJTA, E DINJITET

Të dashura punëtore e të dashur punëtor,

Rëndësinë e punës që ju bëni çdo ditë nuk mund ta reduktojmë në një ditë. 1 Maji nuk është thjesht ditë feste e punëtorëve por ditë kur duhet reflektuar mbi të gjitha ditët tjera të punës. Përmes tyre e kuptojmë se kundërthëniet mes kapitalit dhe punës, pronarit dhe punëtorit, nuk kanë përfunduar. Prandaj sot kemi aq shumë sfida të punëtorëve para vetes.

Natyrisht se papunësia është sfida jonë e madhe. E papunësia e madhe është pasojë e qasjes së sistemit ndaj njeriut punëtor. Para luftës kishim shtetin okupator që na dëboi nga vendet e punës. Pas luftës kishim modelin neoliberal që s’na punësoi dot. Ndërkohë, arsimi e ekonomia ecën ndaras, e në hendekun e tyre po rritej rinia e papunë. Ndër pak fushat ku triumfojmë sot në Evropë është ajo e papunësisë më të lartë.

Por as me punësim nuk përfundojnë sfidat e punëtorëve. Puna pa siguri, pa kontratë, pa kontribute pensionale, pa sigurim shëndetësor, e pa të drejta për pushim me pagesë, është më shumë normë se përjashtim. Praktikisht, është marrëdhënie pa virtyt, që e zhvesh punëtorin nga dinjiteti, duke e reduktuar në fuqi të thjeshtë punëtore.

Kjo marrëdhënie duhet dhe do të ndryshojë. Kurse kjo pandemi e ka kthjelltësuar këtë domosdoshmëri. Pa punën e mjekëve e infermierëve, policëve e zjarrfikësve, bukëpjekësve e farmacistëve, pastruesve e shitësve, kapitali i milionerëve nuk ka asnjë vlerë. Pa të, ai as nuk krijohet e as nuk na shpëton nga sëmundja.

Duke e ditur se pasuria krijohet kolektivisht nga ju, por akumulohet individualisht nga pronarët, rishpërndarja bëhet e nevojshme. Ajo është drejtësia sociale që e mban bashkë popullsinë. Pa të, mundësitë e barabarta nga stadi i pabarabartë riprodhojnë pabarazi. E këtë drejtësi nuk e shtyen askush më shumë sesa një Qeveri socialdemokrate.

Me Pakon Fiskale Emergjente jemi siguruar që punëtorët që nuk mund të paguhen nga punëdhënësi të kompensohen nga Qeveria. Dhe, kjo të vlejë edhe për ata punëtorë në ekonominë joformale, por me kushtin që punëdhënësi t’ua sigurojë një kontratë njëvjeçare. Ndërsa për punëtorët që e humbin punën, kemi siguruar një asistencë të përkohshme deri në një zgjidhje më afatgjatë. Pikërisht Pakoja e dytë, ajo për Rimëkëmbje Ekonomike, do të përfshijë një skemë kombëtare të punësimit.

Si aktivist kam qenë gjithnjë pranë jush. Si Kryeministër në detyrë jam pranë jush. Në mbështetje të organizmit sindikal e të respektimit të Ligjit të Punës si mënyra e forma për avancimin e të drejtave tuaja. Duke i shfrytëzuar të gjithë mekanizmat institucionalë për ta rritur punësimin, sigurinë e të drejtat në punë.

Për aq sa shoqëria organizohet rreth ekonomisë e për mirëqenie, përpjekja do të vazhdojë. Për aq sa vazhdon përpjekja, do të jem krah jush. Për punë, të drejta, e dinjitet.

Tags: 1 majiAlbin KurtiDita e Punetoreve
Postimi i mëparshëm

Skandaloze: Ish-futbollisti i njohur e thotë, luaja i droguar

Postimi tjetër

Rron Gjinovci kërkon protesta në kohë pandemie

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
Jana Arsovska: Dimal Basha është përgjegjës vetëm për një kapitull të artikullit
Kosovë

Jana Arsovska: Dimal Basha është përgjegjës vetëm për një kapitull të artikullit

28 August 2025
Abdixhiku: Viti i ri shkollor nis me të njëjtat probleme, qeveria Kurti s’bëri asnjë përmirësim
Kosovë

Abdixhiku: Viti i ri shkollor nis me të njëjtat probleme, qeveria Kurti s’bëri asnjë përmirësim

28 August 2025
Sopi nga OVL-UÇK: Mund të ketë protesta deri në shkarkimin e Bashës – s’e ka detyruar askush ta shkruajë artikullin
Kosovë

Sopi nga OVL-UÇK: Mund të ketë protesta deri në shkarkimin e Bashës – s’e ka detyruar askush ta shkruajë artikullin

27 August 2025
Përditësimi i fundit, deri në 2 orë po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova
Kosovë

Përditësimi i fundit, deri në 2 orë po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova

27 August 2025
Aksident i rëndë mes 3 automjeteve në tunelin e Kalimashit, humbin jetën 2 kosovar
Kosovë

Të shtëna me armë zjarri në Obiliq, policia jep detaje

27 August 2025
Postimi tjetër
Rron Gjinovci kërkon protesta në kohë pandemie

Rron Gjinovci kërkon protesta në kohë pandemie

Lajmet e fundit

A është vërtet i interesuar për ty? Disa shenja që mund ta konfirmojnë këtë…

A është vërtet i interesuar për ty? Disa shenja që mund ta konfirmojnë këtë…

15 September 2025
Gjermania kampion i Evropës, e fiton në fund ‘dramën’ e çmendur ndaj Turqisë

Gjermania kampion i Evropës, e fiton në fund ‘dramën’ e çmendur ndaj Turqisë

15 September 2025
Ukraina sulmon me dronë rafinerinë kryesore ruse

Ukraina sulmon me dronë rafinerinë kryesore ruse

15 September 2025
Si t’i shpëtoni trëndafilat nga gjethet e verdha dhe t’i mbani të lulëzuar

Si t’i shpëtoni trëndafilat nga gjethet e verdha dhe t’i mbani të lulëzuar

15 September 2025
Musliu falënderon ata që morën pjesë në protestën në Hagë: Treguat se zëri i drejtësisë s’hesht

Musliu falënderon ata që morën pjesë në protestën në Hagë: Treguat se zëri i drejtësisë s’hesht

14 September 2025
Hasani: Dëshmia e Rubin nesër do t’i hedh poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë për UÇK-në

Hasani: Dëshmia e Rubin nesër do t’i hedh poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë për UÇK-në

14 September 2025
Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu