Parku i Gërmisë në kryeqytet çdo 1 Maj ishte i stërmbushur nga qytetarë të cilët e kalonin ditën këtë vend me shumë aktivitetet.
Gjatë së premtes në këtë park që është ndër më të vizituarit në vend, jo vetëm nga ata që jetojnë në Prishtinë, por edhe qytetet e tjera, nuk është parë asnjë qytetarë.
Gërmia këtë 1 Maj ishte e zbrazët, krejt kjo për shkak të përhapjes së Coronavirusit dhe masave të marra nga Qeveria për kufizim të lëvizjes.
Në hyrje të parkut të gërmisë janë të vendosur policët të cilët po e menaxhojnë situatën, duke mos lejuar qytetarë të hyjnë në Gërmi.
Përdeirsa Ministria e Punëve të Brendshmedhe Administratës Publike, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që me rastin e 1 Majit, të vazhdojnë të respektojnë vendimin për kufizim të lëvizjes të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.
MPB-ja thekson se e kupton traditën e qytetarëve të Kosovës që më 1 Maj të ketë dalje masive të qytetarëve, por kërkon mirëkuptim për shkak të situatës.
“Dëshirojmë të ju rikujtojmë se vazhdojnë të mbeten në fuqi të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës, për mbylljen e parqeve dhe të gjitha hapësirave publike dhe nuk do të lejohet grumbullimi i qytetarëve në masë”.
“E kuptojmë shumë mirë situatën lidhur më 1 Majin, që në vendin tonë është edhe si traditë dalja masive e qytetarëve, megjithatë kërkojmë mirëkuptimin tuaj, që edhe kësaj radhe të mos dilni dhe të zbatoni vendimet e Qeverisë, në të kundërtën do të dënoheni sipas dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.