Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi ka reaguar ndaj mesazheve që disa qytetarë i kanë shpërndarë në Prizren e për të cilat Prokuroria ka nisur hetimet, përcjell InLajmi.
Ai tha se mesazhi i vendosur nga qytetarët e indinjuar në Prizren, sipas mediave lokale është bërë sebep për nisjen e hetimeve të Prokurorisë duke e quajtur të pa besueshme por të vërtetë!“Me bllok në dorë dhe patrulla mobile, uniformat janë në kërkim të irredentistëve përfundi Terzimahallës. Kush e bëri këtë “krim” që trazon klasën e vjetër politike?, shtoi Abrashi.
Deputeti e sheh për keqardhje ndalimin që iu bë mbishkrimit “Duam zgjedhje” duke e krahasuar me parullat e tjera të ndaluara si “ Kosova Republikë”, e “VETËVENDOSJE”./InLajmi/