Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, vizitoi sot Parkun e Biznesit në Drenas ku nga atu ka folur rreth raportit të presidentit, Hashim Thaçi me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, përcjell InLajmi.
“Presidenti ynë e ka një fjali kur thotë: ‘Kur rrin me fmi edhe lagesh’. Që do të thotë se presidenti i vendit është institucioni më i lartë”.
“Albin Kurti duhet t’i ndalë konvojtë me vetura serbe që po vijnë prej Serbisë. Duhet me e ndalë zemërgjërësinë ndaj Serbisë, se na pati çmend me atë Serbi tërë kohën. Le ta ndalë, sepse Serbia nuk është dashnia jonë”, tha Veseli.
Tutje ai tha se Presidentin Thaçi dhe vet atë nuk kanë mundur me ndalë Serbia e lëre më ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Presidentin e mua nuk ka mundur me na ndalë Serbia, e lëre më Sveçla”, deklaroi Veseli./InLajmi/