Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj pritet që të nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit për Qeverinë e re, raporton InLajmi.
Mustafa në një konferencë për media Mustafa ka bërë të ditur se në të njejtën kohë me minoritetet marrëveshjen është duke e nënshkruar i propozuari për kryeministër, Avdullah Hoti.
“Sot kemi vetëm të finalizojmë, ta nënshkruajmë me z.Limajn, me partitë që përfaqësojnë komunitet është duke biseduar z.Hoti. Shpresoj që tani do të përmbyllet”, ka deklaruar ai.
I pyetur se a do të dorëzojnë emrin sot, ai tha se do të shikohet se si përmbyllen negociatat.
Mustafa thotë se AKR-ja do të ketë vendin e vetë në koalicion.
Ai shton se me Pacollin kanë komunikuar më përpara e sapo të kthehet do të dakordohen me të edhe për pozitat që i takojnë në qeverinë e re.
“Sa i përket AKR’së jemi marrë vesh që ta kenë vendin e vetë, me qënë që z.Pacolli s’është i qasshëm s’kemi arritur të ulemi, kemi komunikuar përpara me të dhe mbetet më vonë që ta zgjidhim me të edhe përfaqësimin e tyre në ministri dhe pozitave tjera politike”, tha Mustafa.
“Të ju them të drejtën më ka habitë qëndrimi i ushtruesit të ministrit të brendshëm se s’mund të shprehet ashtu, nuk janë ministrat që vendosin kush do të arrestohet në kuvend”, shtoi ai.