Qeveria në detyrë ka emëruar edhe 5 anëtarë të Këshillit Shkencor në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë me mandat tre vjeçar, përcjell InLajmi.
Pesë anëtarët janë, Ariana Kalaveshi, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Betim Bresilla nga Instituti Bujqësor i Kosovës, Aziz Behrami, Fakulteti Teknologjisë Ushqimore, Imer Haziri nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë si dhe Arben Mehmeti nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë.Këta anëtarë të Këshillit Shkencor të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë do të jenë me mandat 3 vjet.
Miratimin e Qeverisë e ka marrë edhe vendimi për t’i rekomanduar Presidentit të Republikës së Kosovës për autorizimin e Ministrit të Financave dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve, dhe Bankës Evropiane për Investime (BEI) për financimin e projektit për “Trajtimin e Ujërave të Zeza në Komunën e Gjilanit”./InLajmi/