Kryetari i PDK-së Kadri Veseli vizitoi sot Degën Doganore të Hanit të Elezit, ku u shpreh mirënjohës për punën e mirë dhe të guximshme që ata bëjnë çdo ditë, duke u ballafaquar drejtëpërdrejtë me kërcënimin e koronavirusit, shkruan InLajmi.
“Ne krenohemi me Doganat e Kosovës, të cilat kanë marrë vlerësimet më të larta nga shumë institucione ndërkombëtare duke u konsideruar si model për gjithë rajonin” u shpreh Veseli pas vizitës.
Veseli tha se u përcolla ngushellimet e mia për humbjen e jetës nga koronavirusi, të kolegut të tyre nga Prizreni, Kujtim Qafleshit, i cili ka shërbyer si oficer doganor në pikën e kalimit kufitar të Vërmicës. Kujtimi ishte zyrtari i parë shtetëror që ndërroi jetë si pasojë e Covid 19, gjë që tregon për rrezikun e përditshëm, me të cilin janë duke u përballur doganierët e shumë zyrtarë të tjerë të përkushtuar të shtetit tonë./InLajmi/