Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi i ka reaguar presidentit të Kosovës, Hashim Thacit. Kurti madje e ftoi Thacin në një duel televiziv.
Kurti ka thënë se Presidenti Thaci duhet të pushojë me kalimi kufiri pa kontroll. Kurti e quajti Thacin shembull të keq për qytetarët.
“Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19. Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin”
Tutje, Kurti tha se Thaçit ju dridh zëri si kalama kur e ftoi ky i fundit Kurtin që të vijë në shtëpinë e tij me Xhelal Sveclën. Kurti i ofroi Thacit një zgjidhje. E ftoi presidentin qe të përballen në një debat televiziv.
“Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës.”, thotë Kurti.
E për ftesën që ia bëri Thaci Kurtit, ky i fundit thotë se nëse presidenti do, në studio të ftohen edhe Behgjet Pacolli, Xhelal Svecla e Rashit Calaj.
Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn.