Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se është më tepër se skandal nëse deputeti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është kthyer me presidentin në veturë dhe ndodhet në Kosovë.
Sipas saj, ai dramaticitet i Pacollit nuk ishte fare i nevojshëm.
“Reagimet e tij emocionale, nuk janë të paditura. Totalisht e paarsyeshme dhe të panevojshme në veçanti nuk i bëri nder jo vetëm vetit, por edhe posteve që ka mbajtur deri më tash me referencat e tij në Tëitter tek ambasadorët, të cilët zgjodhën të qëndrojnë në Kosovë përkundër pandemisë. E Pacolli, që natyrisht e dimë se jeton mes Kosovës dhe Zvicrës, vendosi të shkojë në Zvicër. Në momentin që ai e pa të arsyeshme të kthehet për shkak të votës së tij për Qeverinë kërkoi përjashtim nga standardi që është i përcaktuar nga të gjithë. Totalisht e panevojshme për këto rrethana, ku ndoshta do të mund të menaxhohej pa këtë dramaticitet”, ka thënë ajo në KTV.
Sipas saj, kjo mund të jetë një precedant tepër i rëndë, përveç shkeljes së rendit kushtetues dhe shkeljeve të tjera penale në Kosovë, se çfarë bëri presidenti i Republikës së Kosovës dje në Shqipëri dhe me kënd u kthye prapa.