Pas zyrtarit për informimin e mdeiave ka reaguar edhe Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku duke komentuar nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit në mes të LDK-së dhe AAK-së, përcjell InLajmi.
Ajo ka thënë se tentim grabitja e pushtetit në kohën e pandemisë së koronavirusit ka shpërfaqur pafytyrësinë e ish pushtetarëve dhe moskujdesin e tyre për shëndetin e qytetarëve.
“Vërtet, kurrë nuk është vonë me u korritë. Tentim-grabitja e pushtetit, pa zgjedhje, në kohën e pandemisë globale, përfundimisht shpërfaqi paftyrësinë e ish-pushtetarëve dhe moskujdesin e tyre për shëndetin e qytetarëve”, ka thënë ajo.
Nënkryetarja e VV-së po ashtu ka thënë se qeveria Kurti II po vjen.
“Kanë pak kohë në dispozicion dhe duan të kryejnë punë. Por koha nuk punon për ata. QEVERIA KURTI 2 po vjen!”, ka thënë ajo./InLajmi/