I nominuari i LDK-së për kryeministër të Kosovës , Avdullah Hoti pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje më AAK-në, bëri të ditur se gjatë ditës se sotme presin që të arrihen edhe marrëveshjet me partitë e tjera politike, raporton InLajmi.
“Sa më parë që i përmbyllim do të procedojmë nuk do ta humbim asnjë moment. Sot po presim t’i përfundojmë marrëveshjet me parterët e tjerë”, ka thënë Hoti .
Hoti, gjithashtu tha se marrëveshje kanë arritur edhe me Listen Serbe.
“E kemi përmbyllura marrëveshjen me AAK dhe një pjese të madhe të komuniteteve joshumicë po presim që gjatë ditës t’i përfundojmë edhe me partitë tjera”, tha ai.
Ai ka thënë se është i kënaqur me arritjen e marrëveshjes me AAK-ne.
“Kjo marrëveshje u arrit në bazë të kriterve, rendi dhe ligji do të jetë mbi të gjitha, në qeveri do të jetë nje kabinet funksional në javën e para do të bëjmë bashk programin dhe do ta sjellim në Kuvend, programi i LDK-së është bazë”.
Hoti tha se pasi që do të arrijnë marrëveshje me të gjitha partit do ta procedojnë ne Kuvend.
Ai gjithashtu tha se edhe AKR-ja do të jetë pjesë e qeverisë .
“AKR-ja është pjesë e qeverisë ashtu sic kamë thënë edhe dje”, tha ai./InLajmi/