Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini thotë se Vetëvendosje po e interpreton gabimisht ‘përkrahjen e popullit’.
“Është shumë gabim, nuk munden me u thirrë në emër të popullit, janë retorika zgjedhore, po të mos thonin që do të shkojmë bashkë nuk do të votoheshin. Çereku i popullit ka votu për Kurtin, tre çerekë të tjerë nuk kanë votu për të, kanë votu për Vjosën, Kadriun e Ramushin”, ka thënë Gjini në Rubikon.
Gjini pohoi se gjatë kësaj jave është e mundshme që të votohet qeveria e re, pjese e së cilës pritet të jetë edhe kjo parti.
Këto komente ai i bëri në një intervistë në emisionin Rubikon.
“Pres që këtë javë mund të ndodhë votimi në Kuvend. Mund të ndodhë edhe gjatë vikendit, s’ka pengesa ligjore sa i përket kësaj”.
Gjini gjithashtu diskutoi edhe për koalicionin e arritur në mes të LDK-së dhe AAK-së, lidhur me atë qe është dakorduar në mes të këtyre dy partive.