Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për formimin e Qeverisë së raporton InLajmi.
I pari i AAK-së ka treguar katër minsitritë që do të marrë partia e tij.
” Zëvendëskryeministër do të jetë Besnik Tahiri, MPJ-në do ta drejtojë Meliza Haradinaj, Ministrinë e Drejtësisë, Selim Selimi, Blerim Kuçi do ta drejtojë ministrinë e Zhvillimit Ekonomik teksa Ramë Likaj ministrinë e Arsimit”, ka thënë Haradinaj.
Ai shtoi se të gjitha detajet e marrëveshjes janë përfunduar dhe se janë gati për seancë e cila mund të mbahet nesër ose në një ditë tjetër. /InLajmi/