Edhe pse është përfolur për pjesëmarrjen e AKR-së në Qeverinë e re, zyrtarë të kësaj partie e kanë mohuar një gjë të tillë duke thënë se Aleanca Kosova e Re nuk ka diskutuar me asnjë parti politike për të qenë pjesë e qeverisë, shkruan InLajmi.
Jetlir Zyberaj, këshilltar i Behgjet Pacollit, ka bërë të ditur se Aleanca Kosova e Re, nuk ka biseduar me asnjë subjekt politik në lidhje me pjesëmarrjen e saj në Qeveri.
Sipas Zyberajt, në këtë mënyrë edhe lajmet për kërkesa ministrore janë të pasakta.
Postimi i plotë i Zyberajt, pa ndërhyrje:
Lajmet nëpër disa media për kërkesa ministrore janë të pasakta.
Ne nuk kemi biseduar asnjëherë me askend për pjesmarrje në qeveri dhe ndarje resoresh qeveritare./InLajmi/