Policia e Kosovës ka njoftuar se në Leposaviq është marrë një informatë për një vdekje të dyshimtë, shkruan InLajmi.
Pikërisht organet e rendit i kishte telefonuar i vëllai i viktimës i cili ka thënë se rreth 500 metra larg shtëpisë së tij është gjetur i vdekur vëllai i tij viktima mashkull kosovar.
Menjëherë ka dalur policia ku në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një AK-47, dy kuti me nga 30 fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /InLajmi/