Një kompani izraelite ka gjetur një ilaç që është treguar 100% i efektshëm kundër COVID-19, përcjell InLajmi.
Ky është një tjetër informacioni i pavërtetë që ka qarkulluar ditëve të fundit. Terapia qelizore PLX është testuar në Covid 19 pacientë, por ajo ende nuk është aprovuar si një trajtim 100% efektiv kundër COVID-19,siç thuhet në informacionin e shpërndarë.
Lajmi është publikuar nga disa media shqiptare, përderisa informacioni i njëjtë është shpërndarë nga persona të ndryshëm edhe në facebook.
Kompaniame bazë në Haifa, e quajtur PluristemTherapeutics, thotë se ilaçi po testohet te pacientët e prekur nga virusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Portalb.mk. Mirëpo, nuk ka asnjë pretendim se ky trajtim, i quajtur PluristemPlacentalCellTherapy, është 100% efektiv ndaj COVID-19.
FOTO PLURISTEM
Komuniteti mjekësor i përfshirë në trajtimin e COVID-19 dhe organizatat e mëdha, duke përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, nuk kanë pretenduar efikasitet 100% të terapisë qelizore PLX./InLajmi/