Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka qenë protagonist i rrugëtimit të InLajmit nëpër komuna duke parë nga afër se si po menaxhohet situata me COVID-19, raporton InLajmi.
Përveq menaxhimit të këtij virusi të pa dukshëm Muharremaj na ka treguar shumë çka për këtë komunë.
Kryetari i Suharekës ka sjellur për lexuesit e InLajmit katër karakteristika interesante të Suharekës që komunat tjera nuk i kanë.
A e keni ditur se:
Në Komunën e Suharekës nuk ka asnjë banorë që kërkon lëmoshë.
Në Suharekë nuk shiten punëtorë krahu, e që në komunat e tjera egziston kjo dukuri.
Muharremaj thotë se në komunën e Suharekës nuk ka çajtore.
Më së shumti që e veqon Suharekën është se njerëzit janë shumë bamirës.
Edhe një dukuri që e kemi hasur nëpër qytetet e Kosovës në qytetin e Suharekës nuk mund ta gjeshë atë të shitjes së cigareve nëpër rrugë. /InLajmi/