Ish-eurodeputeti gjerman, Kurt Fleckenstein është shprehur i bindur se Kosova ka nevojë për Qeverinë Kurti, deri në përfundimin e pandemisë së koronavirusit, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në “Twitter” në anglisht, ai ka vazhduar se pas përfundimit të krizës pandemike “zgjedhjet duhet të mbahen”. Kësisoji, sic ka thënë Fleckenstein, do të ruhej kushtetutshmëria e procesit.
“Jam i bindur: Kosova ka nevojë për këtë Qeveri deri sa të përfundojë COVID-19 dhe pastaj duhet të mbahen zgjedhjet. Kjo është e vetmja mënyrë për ta ruajtur kushtetutshmërinë e procesit dhe për ta siguruar Kosovën si shtet dhe entitet serioz që aspiron t’i bashkohet BE-së”, shkruan ai./InLajmi/