Shtabi Emergjent i Komunës së Fushë-Kosovës ka konfirmuar se 4 pacientë që ishin infektuar me koronavirus, tani janë shëruar plotësisht dhe nuk ka raste të reja, përcjell InLajmi.
Përmes një njoftimi për media thuhet se edhe një pacient tjetër ka rezultuar negativ në testin e parë.
Njoftimi i plotë i Komunës:
Njoftim nga Shtabi Emergjent i komunës së Fushë-Kosovës:
Në testimin e datës 27.04.2020 nga IKSHP, konfirmohet se 4 (katër) pacient të infektuar me COVID-19 në komunën e Fushë-Kosovës, kanë rezultuar negativ. Ata tani janë plotësisht të shëruar. 3 (tre) rastet e shëruara janë nga Miradia e ulët dhe një nga Miradia e Epërme. 1 (një) tjetër rast në qytetin e Fushë-Kosovës, ka realizuar një test dhe ka rezultuar negativ.
Raste të reja nuk ka, gjendja shëndetësore e të infektuarve të mëhershëm është e mirë.
Si Shtab Emergjent i komunës, jemi të përkushtuar maksimalisht në parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke i ofruar shërbime të cilësisë së lartë të gjithë atyre që kanë nevojë./InLajmi/