Ministri në detyrë i Shëndetësisë , Arben Vitia diskutoi rreth karantimit të kryetarit të AAK-së duke thënë se ai është dashur të dërgojë një email në adresë të Ministrisë, kurse thotë se nuk ka informacione se këngëtarja Tayna ka hyrë në Kosovë pasi janë vendosur masat për karantinim për ata që vijnë nga jashtë Kosovës, përcjell InLajmi.
“Nuk kam informata se si ka hyrë këngëtarja Tayna, pa ardhur këtu në emision ma dërguan linkun dhe nuk e di se si ka hyrë ose nëse ka hyrë”, ka thënë Vitia në Rubikon.
“Secili qytetar i Republikës së Kosovës duhet të shkojë në konvikt në karantinim”, ka deklaruar ai./InLajmi/