Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e të pagjeturve në oborrin e Kuvendit, raporton nLajmi.
Veseli tha se nuk ka amnisti e as falje për krimet serbe të kryera në Kosovë. Në Ditën e të Pagjeturave ai ka kërkuar që Kuvendi ta votojë formimin e Tribunalit për krimet serbe.
“Ky simbol prapa nesh që simbolizon dhembjen e njerëzve tanë do shpagim. Serbia duhet të përgjigje për krimet që ka kryer përmes një Tribunal që kam iniciuar, Kosova e ka për obligim të kërkoj përgjigje” .
“Ne duhej tashmë Kuvendi ta votonte Tribunalin që e kam iniciuar në legjislaturën e kaluar, që është drejtpërdrejtë te shteti serb”.
“Nuk ka amnisti nuk ka falje ka veç përgjigje të Serbisë për krimet që i ka kryer, nuk ka as pranim as nënshtrim, por vetëm përgjigje për krimet që i ka kryer”./InLajmi/