Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës, me rastin e në 21-vjetorin e ekzekutimit të 376 burrave të këtij fshati nga forcat policore serbe, raporton InLajmi.
Thaçi me këtë rast tha se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.
“Sot shënojmë ditë e të pagjeturve, ditë e vuajtjes dhe dhimbjes për shtetin e Kosovës dhe për qytetarë e Kosovës”.
“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë ka varë mbi 10 mijë shqiptarë, ende nuk dijet për fatin e të pagjeturve, ka kryer mbi 400 masakra, ka vratë mbi 130 fëmijë, janë dhunuar mbi 20 mijë gra”.
“…kjo heshtje ndërkombëtare nënkupton edhe amnisti, nuk do të këtë amnisti përballë krimit të kryer në Kosovë. Nuk ka paqe pa drejtësi dhe ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi”.
Ai nuk ka pranuar që të komentojë për çështje politike./InLajmi/