Deputetë e Vetëvendosjes kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore e të pagjeturve në oborrin e Kuvendit, raporton InLajmi.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë homazhe pranë memorialit të të pagjeturve.
Nënkryetarja e Kuvendit nga VV, Arbërie Nagavci tha se institucionet nuk kanë bërë asgjë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
“Institucionet nuk kanë bërë thuajse asgjë për të zbardhur fatin e të pagjeture. Kemi obligim që drejtësia të vihet në vend”, tha ajo.