Edhe pse kreu i AKR-së Behgjet Pacolli e ka anuluar fluturimin e tij për në Kosovë, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka reaguar kundër Ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, i cili sot i dha leje këtij të fundit që të kthehet në Kosovë, duke thënë se kjo po bëhet për të pazare politike, përcjell InLajmi.
Ajo sot ka thënë se Pacolli sapo të vijë në Kosovë duhet të qëndrojë i karantinuar, apo në vetizolim.
“Kuptuam nga mediat se Ministri i Infrastrukturës [Lumir Abdixhiku] i ka dhënë leje zotit Pacolli për t’u kthyer në Kosovë”, tha ajo.
Por sipas saj, ka tendenca që të shtohet numri i zëvendëskryeministrave dhe të përfitohen sa më shumë pozita publike.
“Kjo tregon se edhe qeveria në ardhje sikurse qeveritë tjera para Qeverisë Kurti po bëjnë diskutime për të përfituar sa më shumë pozita publike”, tha ajo./InLajmi/