Reperi Majk nuk është hera e pare që i përqesh femrat të cilat kanë operacione plastike sidomos në buzë, duke postuar kësaj radhe nëInstagram disa postime, të cilat lidhen me vajzat të cilat kanë bërë buzët botox dhe sesi janë transformuar tani në kushte karantine, përcjell InLajmi.
Fillimisht Majk ka postuar një foto e cila tregon ndryshimin e buzëve me botox të vajzave para dhe pas karantine.
Më pas për të justifikuar veprimin e tij, ai ka shpjeguar se njerëzit e shtyjnë që të nxjerri anën e keqe të tij. “S’ka lidhje sa ëngjëllor je, do njerëz gjithmonë kan met shty me ta nxjerr dreqin, e kur ta nxerin, e lujn viktimën që nsy të tjerve ti me dal i keqi”, është shprehur Majk.
Por kjo nuk ka ndalur me kaq, por reperi i njohur ka vazhduar duke bërë sërish ironi. “E qysh mundesh me i besu fjalës të du që del prej buzëve fallc (botoks)”, ka shkruar Majk duke e shoqëruar me një emoji me të qeshur.
Nuk dihet nëse këto ironi shkojnë për ndonjë person specific në jetën e Majku apo reperi i njohur i ka përgjithësuar të gjitha, por kjo nuk është hera e parë që ai thumbon vajzat që i bëjnë buzët me botox.
Vajza e fundit për të cilën përfolur për një romancë të mundshme me reperin është Melita Nushi. Ndërkohë një ndër marrëdhëniet e tij më të komentuara është ajo me Majlinda Zekën me të cilën e ka edhe një djalë me emrin Roan. Lidhja e tyre asokohe u mbyll me shumë debate, por mesa duket tani kanë bërë paqe për hir të djalit./InLajmi/