Qyteti i Kamenicës si vatër e koronavirusit ende ka disa fshatra që janë në karantinë e Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se gjendja e të infektuarve me Covid-19 në këtë komunë është stabile, shkruan InLajmi.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, Kastrati ka bërë të ditur se kanë dërguar një listë për testime në IKSHPK.
“Gjendja e të infektuarve është stabile, ndërkohe që jemi në kontakt të vazhdueshëm me familjet në vetizolim. Gjithashtu, kemi vepruar shpejt në identifikimin e gjithë kontakteve nga rastet e fundit, dhe kemi dërguar një listë për testime në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, ka shkruar ai./InLajmi/