Presidenti shumë i përfolur Donald Trump tërheq vëmendjen me çdo veprim të tij si nga sfera politike ashtu edhe nga jeta e tij private, shkruan InLajmi.
Pak minuta më parë, ai ka uruar bashkëshorten e tij, Zonjën e Parë të Amerikës në mëntrë mjaft të veçantë.
Trump ka postuar në ‘facebook’ vetëm një fjali të shkurtër.
“Gëzuar ditëlindjen Melania, Zonja jonë e Parë e shkëlqyer!”, shkruan kreu i SHBA’së.
Kujtojmë që çifti Trump u takuan për herë të parë në një javë mode në Nju Jork në vitin 1998. Fejesa zyrtare arrin në vitin 2004 dhe martesa, në të cilën morën pjesë edhe Hillary dhe Bill Clinton, u mbajt në vitin 2005. Një vit më vonë, Melania u bë qytetare amerikane dhe është mamaja e fëmijës së pestë të Trump, Barron William./InLajmi/