Këshilltari Jetlir Zyberaj, i ish- Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli këshilltar , përmes një postimi të bërë në Facebook, ka folur rreth ardhjes së shefit të tij nga Zvicra me aeroplan privat, shkruan InLajmi.
Ai ka sqaruar se Pacolli ka respektuar rregullat e autoriteteve zvicerane, derisa nëse kthehet, ai vjen direkt nga shtëpia e tij me avion privat, e që karantina në konvikt studentor është një model kinez sipas tij.
Ky është postimi i plotë:
z.Behgjet Pacolli ka respektuar rreptësisht rregullat e autoriteteve zvicerane dhe ka qëndruar në shtëpinë e tij në Lugano në mbyllje në javët e fundit që nga shpërthimi i virusit. Ai nëse vjen, vjen direkt nga shtëpia e tij, me avion privat duke respektuar rregullat e udhëzuara në Zvicër.
Si del se autoritetet e Kosovës nuk kanë besim në rregullat e zbatuara nga autoritetet zvicerane?.
Ideja për karantinë në një konvikt studentor është një model kinez që nuk është aplikuar në vendet e përparuara të Evropës. /InLajmi/