Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Valdete Idrizi ka thënë se për krimet e tmerrshme që i bëri Serbia ndaj popullatës së pafajshme në Kosovë, ne si shtet dhe shoqëri duhet të punojmë ditë e natë që ato të zbardhen, të kërkojmë përgjegjësi, e jo të amnistojmë e as të harrojmë këto krime, shkruan InLajmi.
Idrizi përmes rrjetit social facebook ka thënë se këto krime nuk bën të ndalen së kërkuari drejtësi, asnjëherë!
Ajo ka thënë se nuk mundemi të kemi paqe të qëndrueshme pa u ballafaquar me të kaluarën dhe pa u zbardhë të gjitha krimet, një nga një, sepse ata të vrarët, të dhunuarit/at, të pagjeturit nuk janë numra, ata kanë emra, edhe kriminelët kanë emra.
Deputetja e PDK-së ka thënë se edhe shteti që i bëri këto krime ka emër.
“Në këtë rrugë të gjithë duhet të bëhemi bashkë! Ska rrugë tjetër, as falje as amnisti. Nuk na e falë historia!” /InLajmi/